Elez Durmishi: Alush Kryeziu, veprimtar i orëve të para të Komitetit Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve

Njëri prej veprimtarëve të hershëm të Lëvizjes, e cila quhej “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve”, ka qenë edhe  Alush Nezir Kryeziu, i cili u lind në fshatin Pagarushë,  më 19 tetor të vitit 1959. Babai e kishte lënë dy vjeç, ndërsa Alushi u rrit nën përkujdesjen e së ëmës, Rabishe.  Për shkaqe ekzistenciale, familja e Alushit nga Pagarusha vendoset në Prizren, në lagjen Arbanë.

Ka punuar taksist në Prizren, me qëllim për ta mbajtur familjen dhe për të ndihmuar shokët e veprimtarët e çështje kombëtare.

I frymëzuar nga idealet e lirisë ai kontakton me veprimtarët e ilegales patriotike, e cila ashtu si kudo në trojet e robëruar, ishte e përhapur edhe në Prizren e rrethinë.

 

Veprimtaria atdhetare e Alush Kryeziut lidhet me: Ruzhdi Saramatin, Idriz Qeriqin dhe veprimtarë të tjerë të ilegales,  të cilët ndërkohë e kishin shtrirë organizmin në shumë vende të Kosovës. Alush Kryeziu  prej fillimit të veprimtarisë së tij ka qenë i organizuar dhe ka vepruar sipas sugjerimeve të organizatës së cilës i takonte.

Më 28 nëntor 1987, në fshatin Nashec, në shtëpinë e Misin Krasniqit themelohet  Shtabi i Brigadës 28 sulmuese –“Lidhja e Prizrenit”, ku Komandant zgjidhet, Ruzhdi Saramati. Komandant i  njësitit gueril, “Zjarri 003”, për aktivitetin luftarak në qytetin e Prizrenit emërohet  Alush Kryeziu.  Të pranishëm me këtë rast  kanë qenë:  Ruzhdi Saramati, Alush Kryeziu, Faradin Shala, Jahir Qeriqi, Hajriz Qeriqi, Salih Saramati dhe Misin Krasniqi.

Më vonë ka filluar zgjerimi i Organizatës “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve”.

Ruzhdi Saramati kishte caktuar Elez Durmishin, oficer për stërvitjen ushtarake të grupeve guerile.

Shtabi i Brigadës  kishte zgjeruar veprimtarinë në Krojmir përmes Idriz Qeriqit, pastaj në Caralevë përmes Rrahman Tafës, Ramadan Behlulit, në Graiçevc, ishte caktuar Jetullah Çarri, në Godanc, Jetë Hasani, Rexhep Hyseni, Azem Jahiri, Hamdi Rrusta, në Krojmir: Mehdi Qeriqi, Sylë Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Shaban Mustafa e të tjerë.

Nga grupi i Krojmirit aktiviteti organizativ  është zgjeruar  në Shalë, (ish Sedllar), Komaran, Fushticë e Ulët, Nekovc, Pjetërshticë ku ishte i angazhuar, Ali Gashi.

 

Komandanti i Brigadës, në vitin 1991, më kishte emëruar përgjegjës për të kontaktuar me njësitin e Skënderajt, ku bënin pjesë: Hysen Ngucati, Ilaz Dërguti, Ilaz Koci, Ali Ngucati dhe Sanije Geci.

Për këtë aktivitet, sidomos në fshatrat e Drenicës,  ishte në dijeni Alush Kryeziu, e të tjerë.

 

Në fillim të vitit 1992 filluam stërvitjet praktike në qitje me armë zjarri në një vend të caktuar mbi Kalanë e Prizrenit, pastaj në Bjeshkët e Zhurit, në Shkëmbin e Dobrushtit dhe në Krojmir. Sigurimin e terrenit e ka bërë Alush Kryeziu me ekipin e tij.

 

  verë të vitit 1992, kam marrë pjesë në  stërvitjet  teorike dhe praktike, në malet e Prellocit, në Drenicë ku kanë qenë të pranishëm:  Ruzhdi Saramati, Hysen Ngucati, Ali Ngucati, Ilaz Koci, Ilaz Dërguti, Sanije Geci, Agim Geci e të tjerë, gjithsej 11 veta. Të gjithë këta kanë kryer nga tri çitje me pushkën, të cilën Hysen Ngucati, e kishte marrë te daja i tij, Jakup Nura, i cili ishte anëtar i bërthamës çlirimtare të legjendarit të UÇK-së, Adem Jashari. Po atë ditë,  Sanije Geci kishte sjellë snajperin,  me të cilën janë kryer disa qitje.

 

Pas vrasjes së Alush Kryeziut,  më 19 prill të vitit 1992, njësitet guerile u goditën, por aktiviteti luftarak nuk ishte ndërprerë  asnjëherë.

Ndërkohë, Ruzhdi Saramati për arsye të kuptueshme, detyrohet të largohet nga Prizreni dhe vendoset në Tiranë, ku vazhdon aktivitetin. Asokohe, Ruzhdi Saramati mbante kontakte me veprimtarin  e shquar, të burgosurin dhe të përndjekurin politik, Halil Alidemaj si dhe Shaban Brahajn.

 

Më 16 janar 1993, unë dhe Sylë Qeriqi  kemi shkuar për të  kontaktuar me Ruzhdi Saramatin, në Shqipëri, ndërkohë që mua më caktohet për detyrë organizimi i  grupeve të të rinjve, për t’i dërguar, atje, me qëllim  për të kryer stërvitjet ushtarake.  

Në një-vjetorin e vrasjes së Alush Kryeziut, grupi në përbërje: Hysen Ngucati, Ilaz Dërguti, Ilaz Koci, Dalip Durmishi, Halil Olluri dhe Naim Rizani si dhe grupi i vajzave: Sanije Geci, Merita Mazreku, Hamide Buçaj, Hana Pashka-Saramati, Zylfije Milalli dhe Rushadie Gashi, ishin përgatitur për të shkuar në stërvitje ushtarake në Tiranë.

 

Përgjegjës kryesor  për organizimin e dërgimit të njësiteve në Shqipëri  isha unë dhe komandantët e njësiteve,  pastaj Idriz Qeriqi, shtëpia e të cilit ishte caktuar si shtab ilegal për depërtim në Shqipëri, ishte përgjegjës kryesor. Atë ditë të gjithë u nisën nga Shtëpi e Idriz Qeriqit, i cili disa herë më parë kishte kaluar kufirin dhe i dinte shtigjet më të sigurta, ndërsa në rolin e korrierit për kalimin e grupit për në Tiranë, ishte caktuar Ramiz Qeriqi.

Për stërvitjen e këtij grupi ishin në njohuri:  Jetë Hasani, dëshmor i kombit,  i cili edhe e kishte financuar materialisht grupin, pastaj, Jetullah Çarri dhe përgjegjësit e grupeve.

 

Pas kryerjes së stërvitjeve dhe kthimit nga Shqipëria të gjithë pjesëtarët e grupit janë kthyer në Kosovë, ku ka vazhduar aktiviteti dhe veprimtaria ilegale, e cila  është masivizuar me rastin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 Nëntor të vitit 1997.

 

Pas kthimit nga Tirana, në nëntor të vitit 1993, Hysen Ngucati dhe Ilaz Dërguti kanë kontaktuar me Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, i cili tashmë dinte për këto aktivitete dhe aktivitete të tjera të ndërlidhura më vonë.  Disa prej pjesëtarëve të këtyre grupeve, gjatë kohës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer detyra me përgjegjësi ushtarake, në zonat e ndryshme të Kosovës, ndërsa kanë rënë dëshmorë: Ali Tafa, nga Carraleva Besim Ndreca nga Malësia e Re, Jetë Hasani nga Godanci dhe Rrahman Tafa nga Carraleva.

 

Elez Durmishi

19. 4. 2012

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …