Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Donika Shvarc po flet për UÇK-së sikur të ishte ministre e jashtme e Serbisë apo e Rusisë

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për deklaratat e  papërgjegjshme të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me UÇK-në. Ajo çfarë po bënë zonja Gërvalla, e cila në emër të Qeverisë së Kosovës po e godet luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë, luftën e UCK është e paprecedente. Kur fol ministri i jashtëm, fol Qeveria, ndërsa zonja Gërvalla po flet sikur të ishte ministre e Serbisë apo e  Rusisë. “Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë në raport me të kaluarën tonë historike, me luftën tonë të lavdishme dhe mënyrën sesi zonja Gërvalla çdo ditë po e godet UCK dhe po flet sikur të ishte ministre e jashtme e një shteti kundërshtar të Kosovës, të Serbisë apo Rusisë, është temë serioze e ka shkel çdo kufi të mundshëm të komunikimit partiak. Ne presim nga z.Kurti dhe Qeveria e tij që të distancohet. Nëse Kurti ka pikëpamje tjetër do të duhej të distancohej, u shpreh Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …