Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj foli për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta strategjike

Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike dhe bashkimit politik. PDK-ja  do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes bashkëpunimit politik, projekteve si hekurudha Kosovë-Shqipëri dhe mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare. Ai  kritikoi qeverinë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se i ka përçarë shqiptarët. Enver Hoxhaj premtoi se një qeveri e ardhshme e PDK-së do të angazhohet për mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive, adresimin e çështjeve të hapura dhe thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë të jetës. Ai theksoi gjithashtu mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës Lindore,  si çështje kyçe për kombin shqiptar. Ky vizion i PDK-së synon të krijojë ura të forta bashkëpunimi në mes dy shteteve, duke promovuar një agjendë të re politike, që thekson unitetin dhe zhvillimin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …