Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, mori pjesë në Samitin e Diasporës, që u mbajt në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në Samitin e Diasporës, i cili u mbajt në Tiranë, ku ishin të pranishëm rreth një mijë pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës, ku jeton mërgata shqiptare. Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombëseve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulminoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: OVL-UÇK do të mbështesë protestat paqësore, kërkojmë shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK …