Emigrimi

EPIK: Gjatë periudhës 2008-2018 nga Shqipëria dhe Kosova kanë emigruar afër 1 milion e 800 mijë banor

Instituti EPIK ka publikuar një raport në të cilin thuhet se gjatë periudhës 2008-2018 nga Shqipëria dhe Kosova drejt vendeve perëndimore kanë emigruar afër 1 milion e 800 mijë banor. Prej këtyre, afër 1 milion e 200 mijë janë nga Shqipëria dhe rreth 500 mijë qytetar nga Kosova. Në raportin studimor të institutit EPiK thuhet se nga hulumtimi i realizuar mësohet se rreth 172 mijë persona nga Kosova kanë kërkuar azil për herë të parë në vendet e Bashkimit Evropian në periudhën 20o8-2018, 142 mijë kanë qëndruar në vendet e BE-së në mënyrë ilegale dhe 216 mijë kanë marrë leje për herë të parë. Duke iu referuar institutit EPIK, Shqipëria është e para në rajon me numrin e qytetarëve që kanë fituar lejen e qëndrimit në Bashkimin Evropian, e dyta është Kosova ndërsa shteti me migrimin më të vogël është Mali i Zi nga i cili kanë emigruar 36 mijë qytetar. Vendet të cilat kanë pranuar më shumë emigrues janë Gjermania dhe Franca.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …