tv dielli
MIT
kek
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Erdogan dhe Putin biseduan në Soçi lidhur me normalizimin e situatës në Sirinë verilindore
Erdogan - Putin

Erdogan dhe Putin biseduan në Soçi lidhur me normalizimin e situatës në Sirinë verilindore

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin filluan bisedimet në Soçi për “normalizimin e situatës” në Sirinë verilindore, njoftoi Kremlini. Erdogan vlerësoi përpara takimit se “rajoni po kalon në një periudhë të rëndësishme”.”Unë besoj se nga ky takim do të përfitojë rajoni, i cili po kalon në një periudhë të rëndësishme,” tha Erdogan, duke qëndruar ulur pranë Putinit, raporton DPA. Presidenti turk tha se takimi i dy liderëve ishte një “mundësi shumë serioze”. Ndërsa, Putin shprehu shpresën se marrëdhëniet e ngushta midis vendeve të tyre do ta bënin më të lehtë gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Siri. Ministria e Jashtme ruse tha sot se ofensiva turke në Siri është një shkelje e integritetit territorial të Sirisë, raporton Reuters duke cituar Interfax.

Kontrolloni gjithashtu

Vietnami jep shpresë për botën, shëron të gjithë personat e prekur nga koronavirusi...

Vietnami jep shpresë për botën, shëron të gjithë personat e prekur nga koronavirusi…

Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se të gjithë pacientët që rezultuan pozitivë me koronavirus në ...