Ministria e Jashtme e Turqisë, reagon pas paralajmërimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Izrael

Erdoğan: Me zgjedhjet e së dielës e pjesëmarrjen e lartë të votuesve, Turqia tregoi se është njëra nga vendet e botës me kulturë demokratike

Kryetari i  Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se me zgjedhjet e së dielës, me pjesëmarrjen e lartë të votuesve, Turqia  tregoi se është njëra nga vendet e botës me kulturat më të avancuara demokratike, raporton Anadolu. Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, Erdoğan theksoi se respektojnë vullnetin e popullit të manifestuar në kutitë e votimit. “Fitues i zgjedhjeve të 14 majit është demokracia e vendit dhe kombi turk 85 milionësh”, tha presidenti turk. Siç theksoi ai, aleanca e tij do të dalë fituese nga gara e 28 majit duke tërhequr edhe më shumë vota. Shpresojmë se do të arrijmë një sukses historik”, tha ai. Erdoğan tha se populli turk konfirmoi “besimin në ne dhe në aleancën tonë”, duke i dhënë “Aleancës së Popullit” një shumicë në parlamentin turk në zgjedhjet e së dielës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …