Është mbajtur kampionati mbarëkombëtarë individual i pingpongut në Ferizaj

Për dy ditë radhazi në Ferizaj  është mbajtur kampionati mbarëkombëtar individual i pingpongut. Në këtë garë kanë marrë pjesë 150 pjesëmarrës, ndërsa të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka përshëndetur drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale DR. Kemajl Emini. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, ndërsa ka folur edhe për rëndësinë e kampionatit mbarëkombëtare individual të pingpongut Kosovë-Shqipëri. Ceremoninë e hapjes së këtij kampionati e bëri  kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës,  Jeton Beqiri i cili i  informoi të pranishmit për aktivitetin që kanë organizuar së bashku këto dy federata, si dhe për aktivitetet e radhës. Tutje të pranishmit i përshëndeti, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Shqipërisë, Tonin Binoshaj, si dhe përfaqësuesi nga MKRS Agron Gashi. Në fund të këtij kampionati Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti  u shpallën kampion të kampionatit të parë individual Kosovë-Shqipëri.

May be an image of 3 people, people playing basketball and text

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …