Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime familjes Qorolli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit!
“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli. Vepra e kontributi i tij duke qenë pjesë e luftës për çlirim, do të jetojnë ndër breza si frymëzim e trashëgimi e pasur për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Qorolli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!” thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …