naftës

Fadil Berjani: Ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por rënie e theksuar pritet në ditët në vijim

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar  se është shënuar rritje e çmimit të naftës në vend. Sipas Berjanit rritja e këtij çmimi ka ardhur si pasojë e prodhimit të reduktuar të naftës dhe ai ka thënë se kjo gjë përcaktohet nga BERZh-it. I pari i naftëtarëve poashtu ka bërë me dije se pa marrë parasysh që ka një ngritje çmimi ajo është më e ulët se në vendet e rajonit, ku krahasuar me Shqipërinë vlera dalluese është për 30 cent. Berjani është shprehur se ka sinjale të rënies së lehtë të çmimit të naftës por që ditët në vijim pritet rënie më e theksuar./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …