Familja Dehari: Është përzgjedhur ekipi i ekspertëve nga Zvicra për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit

Familja Dehari: Është përzgjedhur ekipi i ekspertëve nga Zvicra për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit

Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari, kanë bërë të ditur  se është përzgjedhur ekipi i ekspertëve nga Zvicra për të hetuar rastin e vdekjes së djalit të tyre. Nëna e Astritit edhe një herë tha se djali i tyre është vrarë. Babai i Astritit, Avni Dehari në një konferencë për media, deklaroi se ekspertët e përzgjedhur janë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze, Romandi. Sipas tij, janë përcaktuar ekspertët ndërkombëtarë nga Zvicra, pasi që ata nuk janë pajtuar me konkludimet dhe deklaratat kontradiktore për vdekjen e Astritit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …