Fatmir Limaj

Limaj: Këta pushtetarë janë kthyer në kërcenim për vendin, sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij në Konventën e partisë  ka deklaruar se Kosova ende ka mijëra të pagjetur derisa pushtetarët shkojnë dhe përqafohen në dialogun e Brukselit. Këta pushtetar janë kthyer në kërcenim për vendin, sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre. Në përvjetorin e tretë të themelimit të Nismës për Kosovën, Limaj ka thënë para simpatizantëve se ata ishin nismëtar të bashkimit të opozitës, ishin ata që nuk lëshuan pe dhe se deputetët e Nismës në Kuvend nuk pranuan shantazheve e joshjes duke i qëndruar besnik parimeve të veta. Ai ka shtuar se jo rastësisht Nisma ka vënë moton: “Ne mbajmë fjalën” dhe nuk i kthejnë parimet e tyre në dëm të Kosovës. koalicioni qeverisës e ka bastarduar politikën në vend duke shitur mashtrimin si vlerë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …