Fatmir Graiçevci: Kadri Beba, i pushkatuar nga regjimi titist – rankoviqist, i pa trajtuar në mënyrë meritore edhe pas luftës çlirimtare! III

Fatmir Graiçevci: Kadri Beba, i pushkatuar nga regjimi titist – rankoviqist, i pa trajtuar në mënyrë meritore edhe pas luftës çlirimtare! III

   Për shkak të luftës së pa kompromis kundër ripushtimit të Kosovës, familja e tij ishte e anatemuar dhe keqtrajtuar gjatë gjithë regjimit komunist –titist dhe jo rrallë herë ishte quajtur armike e popullit (!) por gjatë viteve të ’90-ta, fillon të vlerësohet ndryshe. Po gjatë këtyre viteve, shkolla e fshatit pagëzohet me emrin e tij, “Kadri Beba” ndërsa në vitet e para të pasluftës, një rrugë në qytetin e Lypjanit emërohet me emrin e tij. Por këtu merr fund edhe vlerësimi i punës dhe kontributit të tij. Nga një komision i krijuar nga përfaqësues të partive politike që kishin siguruar ulëse në Kuvendin Komunal, gjatë riemërtimit të rrugëve të Komunës së Lypjanit, emrin e Kadri Bebës e heqin nga rruga e Lypjanit ndonëse familjar të tij kishin paralajmëruar se ky është një akt i ulët dhe se janë duke bërë atë që ka bërë regjimi i kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi gjatë vendosjes së masave të dhunshme në Kosovë ku kishin rrënuar përmendoret dhe hequr nga emërtimet e rrugëve shumë emra të personaliteteve të që kishin dhënë kontribut për kombin shqiptar. Por pavarësisht paralajmërimeve se ky është një akt i ulët dhe që herët apo vonë do të jetë një njollë turpi në biografinë e tyre, ata largojnë emrin e tij ndërkohë që emërtojnë rrugë me bashkëpunëtor të tij, qofshin të vrarë apo të burgosur. Pyetjes së familjarëve se ndonëse nuk kanë asgjë kundër të burgosurve politikë e as sportistëve, kontributin e të cilëve e çmojnë dhe vlerësojnë shumë, si është e mundur që emrat e tyre të përjetësohen ndërsa emrat e Kadri Bebës, Sali Rexhës, Rexhep Salihut, Rifat Rexhës, Hazir Hazirit, Metush Hotit dhe shumë dëshmorëve dhe pjesëtarëve të luftës së NDSH-së të mos jetë të denjë për ndonjë rrugë, shesh apo institucion të Lypjanit, ata ishin mjaftuar të ju përgjigjen: kështu ka vendos komisioni. Ka mjaftë rrugë nëpër fshatra!? Pas reagimit të familjarëve ndaj anëtarëve të komisionit se a janë të vetëdijshëm se janë duke bërë në liri atë që ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit në robëri dhe se do te reagohet publikisht, anëtarët e këtij komisioni dezinformojnë se janë kërcënuar nga familjar të Kadri Bebës e Sali Rexhës!!! Me emrin e këtij të fundit vendosin ta emërtojnë një lagje të romëve në Lypjan, gjë që kundërshtohet nga familjarët e tij sepse nuk është e arsyeshme që emri i tij t’i imponohej rrugës së një lagje që jeton një komunitet tjetër e që mund të kenë preferenca tjera. Pas reagimit në medie, emri i Kadri Bebës i vendoset një rrugicë në Ribar të Madh që shpije në mal, ndërsa emrin e Sali Rexhes një rrugice pa dalje në Lypjan. Ndërsa emrat e dëshmorëve tjerë, familjar e bashkëluftëtar të Kadri Bebes e Sali Rexhes, Rifat Rexhes e Rexhep Salihut, Hazir Hazirit e Metush Hotit,… e bashkëluftëtarëve të tjerë, nuk i përjetësojnë askund!!!

Por jo vetëm kaq. Të edukuar në frymën e atdhedashurisë, familjar, farefis e miq të Kadri Bebës e Sali Rexhës, e vet financojnë bustin e Kadri Bebës dhe po me vet financim rregullojnë edhe rrethojën e vendit ku do të vendoset busti i tij dhe ia lënë drejtorisë së shkollës që të merr vendim për caktimin e vend ndodhjes së tij, Dhe çuditërisht, vend ndodhja caktohet afër 100 metra larg hyrjes së shkollës!!! Me ardhjen e drejtorit tjetër, Njazi Jakupit ( tashmë i ndjerë) familjarët njoftohen për nismën e tij për ndryshimin e vend ndodhjes dhe ndërtimin e saj afër hyrjes së shkollës. Gjithashtu i njofton se shefi i ekzekutivit, Imri Ahmeti është zotuar për ndarjen e një shumë afër 1 mijë euro për sajimin e vendit të ri ku do të vendoset busti, pranë shkollës dhe sërish familja e Kadri Bebës ndërmerr përsipër barrën më të madhe për gjetjen e mjeteve tjera dhe kryerjen e punimeve për sajimin e vendit të ri. Pak vite më vonë, caktohet një drejtor tjetër, Muhamet Kozhani dhe gjatë mandatit të parë të tij dëmtohet tej mase bazamenti i bustit, ndonëse pak muaj më parë, ai ishte në gjendje të rregullt dhe familjarët nuk kishin vërejtur asnjë dëmtim kur më 28 nëntor kishin vendosur një flamur të ri pran bustit të tij. Pak muaj më vonë, familjarët njoftohen në mënyrë të vrazhdë e arrogante: bazamenti është dëmtuar dhe po deshët, ejani dhe rregullojeni. Të kota ishin sqarimet se më nuk i takon familjes mirëmbajtja por institucioneve komunale sepse gjyshi i tyre më nuk i takon familjes por gjithë shoqërisë. Përveç kësaj, bazamenti është dëmtuar aq shumë sa nëse hyn ndonjë nxënës brenda tij, nëse lëvizë forcërisht mund të largoj pllakat e granitit edhe më shumë nga njëra tjetra dhe busti mund të bije poshtë dhe ta shuaj në çast jetën e ndonjë nxënësi. Por drejtori i kohës, as që donë t’ia dijë dhe pa e prish qejfin bënë tutje drejt zyrës së tij duke thënë me arrogancë: aiii, djali im e ka thyer tv me telekomandë dhe nuk është bërë kijameti ( ! ). Të shqetësuar nga rrezikimi i jetës së nxënësve, familjarët njoftojnë mediet për këtë precedent të pashembullt dhe njoftojnë opinionin publik. Mandej reagon Drejtoria e Arsimit duke urdhëruar heqjen përkohësisht të bustit nga aty, riparimin e bazamentit dhe rikthimin e bustit në vendin e tij. Por jo vetëm kaq. Drejtori paraprak, Njazi Jakupi, me keqardhje kishte kërkuar nga familjarët që mundësisht të sjellin disa foto të Kadri Bebës në shkollë pasi nuk kishte foto të tij. Dhe familjarët e sigurojnë që mos të brengoset për këtë se në afatin më të shpejt tri fotot e kërkuara prej tij, do i kenë në shkollë. Por vitin që lamë pas, 2021, familjarët mësojnë diçka edhe më të ulët që ka bërë drejtori pasues, Muhamet Kozhani – ai e ka larguar nga zyra e tij foton e Kadri Bebës, emrin e të cilit mban shkolla ku ai ka punuar me shumë familjar dhe dy mandate ka qenë drejtor i saj! I njëjti person, që është e pakuptueshme se pse ka gjithë këtë urrejtje ndaj dëshmorit të kombit, Kadri Beba, afër dy vite me parë, zgjidhet zëvendës drejtor në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lypjan!!!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Shiu nuk po pushon. Mjegulla po na futet thellë në mushkëri. Serbët po lëvizin. Aeroplanët …