Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar disa takime me bashkëluftëtarë, struktura e qytetarë të Ferizajt, qytet për të cilin ka thënë se është kthyer në promotor të projektit për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Limaj gjatë qëndrimit në Ferizaj ka zhvilluar dy takime të mëdha, të cilat i ka cilësuar si të ngrohta me bashkëluftëtarë dhe struktura të Nismës Socialdemokrate, në Nerodimë dhe në nëndegën e I-rë në qendër të Ferizajt. “Është pikërisht ky vullnet real e me zemër i bashkëluftëtarëve, të rinjve e njerëzve të ndershëm në Ferizaj dhe gjithë Kosovën, qe po na jep forcë për betejën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, të cilën do ta çojmë deri në fund”. Limaj ka falënderuar mbështetësit e tij në Nerodimë dhe Ferizaj, që po mbështesin kandidatët e kësaj partie për deputetë dhe që jeni rreshtuar krah vizionit e projektit të tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …