Faton Klinaku: Deklarata ime për Albin Kurtin është më shumë hipotetike, sesa që ka mundësi të ndodhë ndonjëherë

Sekretari dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se deklarata e tij ku përmendi vrasjen e Albin  Kurtit është më shumë hipotetike sesa që ka mundësi të ndodhë ndonjëherë. Duhet të flasim pak më ndryshe, sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar, gjë që më vjen keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetik, sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së. Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve. Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë ta lëshoj Kosovën. Deklarata të tilla kamë përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakut  e të tjerëve. Edhe në raport me vetën unë do të zgjidhja Kosovën, ka saktësuar, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …