Filloi Faza e II-të e hapjes së rrugëve fushore

Sot u inspektuan zhvillimet e punimeve, projekti“ Hapja e rrugëve Fushore në Komunën e Junikut-Faza II”, segmenti Kallavaj-rruga e Nivokazit.

Projekt i realizuar nga Ministria e Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me Komunën e Junikut, gjegjësisht Programi për Zhvillim Rajonal që ju mundëson qytetarëve qasje dhe kushte të mira për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Komuna e Junikut në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, po krijon kushte të mira infrastrukturore për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …