Liderët e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje mbi nisjen e bisedimeve mes Shqipërisë. Maqedonisë së Veriut dhe BE, për shkak të vetos të vendosur nga Franca. Në një paraqitje të parë para gazetarëve mëngjesin e sotëm, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, deklaroi se sot nuk do të ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se jo të gjitha vendet janë dakord për hapjen e negociatave me dy vendet ballkanase. Të njëjtën deklaratë e bëri edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel që konfirmoi se nuk pritet të ketë ndonjë vendim ditën e sotme. Ndryshe. presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Kontrolloni gjithashtu
Jakup Nura: Studentët nuk do të bien pre e 100 eurove të Kurtit – Qeveria po e përdor ndihmën për vota
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
