Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: Donald Trump zgjidhet kryetar

Fushata e tej zgjatur dhe e lodhshme për president të Shteteve të Bashkuara, më në fund u mbyll të martën me zgjedhjen e kandidatit të Partisë Republikane Donald Trump.  Megjithse shumë veta në Amerikë dhe jashtë saj njellnin zi se në rast të fitores së Donald Trump, bota do merrte fund, kjo nuk ndodhi. Toka gjithnjë rrotullohet rreth diellit dhe bota vazhdon jetën normale.  Këtë e dinte më së miri edhe Presidenti i tanishëm Barak Obama, i cili bëri një fushatë të fortë kundër Donald Trump, në mbështetje të kandidates demokrate Hillary Clinton. Mbrëmë para se të njoftoheshin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Presidenti amerikan siguroi bashkatdhetarët e vet dhe tërthorazi edhe botën, të gjithë ata që mund të ishin të shqetësuar me fitoren re kandidatit republikan Donald Trump se, “Çfardo të ndodhë sonte, dielli do të lind përsëri nesër dhe se Amerika do të vazhdojë të jetë gjithnjë vendi më i mirë në botë”, u shpreh Presidenti Obama.

Në traditën më të mirë të kulturës politike amerikane, Presidenti Obama i telefonoi Donald Trump për t’i uruar fitoren dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi tranzicionin e qeverisjes.  Duke treguar dinjitetin e humbses edhe kundërshtarja e tij gjatë fushatës shpesh tepër të ashpër për president, demokratja Hillary Clinton telefonoi Zotin Trump për t’i uruar fitoren. Donald Trump, nga ana e tij uroi Zonjën Clinton dhe familjen e saj për fushatën që zhvilluan dhe e falënderoi atë për shërbimin e saj ndaj Atdheut tonë, tha ai. Presidenti i ardhëshëm amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e fitores, theksoi se ka ardhur koha që të shërojmë plagët e ndarjes dhe të përçarjes, ndërsa u bëri thirrje, “republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve anë e mbanë këtij vendi, që të bashkohemi si popull dhe si komb.”  Ai u angazhua se do të shërbejë si president i të gjithë amerikanëve, pa dallim.   Duke iu referuar atyre që nuk e kanë mbështetur në të kaluarën, Donald Trump kërkoi prej tyre “Këshillat dhe ndihmesën, me qëllim që të punojmë së bashku për të unifikuar vendin tonë të madhërishëm”, theksoi presidenti i ardhëshëm amerikan.

Edhe pas fitores së Donald Trump pra, kjo është gjithnjë Amerika që e kemi njohur deri tani — betejë e fushatave dhe e debateve politike të ashpra elektorale — por më në fund me gjithë të metat e këtyre fushatave – kjo është ende edhe Amerika e pajtimit, e shtrirjes së dorës midis kundërshtarëve politikë e angazhimit dhe e përpjekjeve të tyre për të punuar së bashku për të mirën e vendit.

Duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar, në fjalimin e tij Donald Trump e siguroi botën se ndërsa administrata e tij do të kujdeset pikëspari për interesat kombëtare të Amerikës ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës, Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e tij, “Do të kenë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet që duan të kenë marrëdhënie të mira dypalëshe me ne.  Presim të kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.”  Ai shtoi se, me të gjithë popujt dhe me të gjitha kombet do të kërkojmë gjërat që na bashkojnë, “Jo armiqësi, jo konflikt, por partneritet”, theksoi Trump në fjalën e tij drejtuar komunitetit ndërkombëtar.

Fitorja e Donald Trump nuk është vetëm një fitore për të. Është shumë më e madhe dhe unike në historinë politike të Partisë Republikane dhe më gjërë.  Jo vetëm që ai fitoi si kandidat i Partisë Republikane për President si një njeri që nuk merrej me politikë më parë — por republikanët siguruan shumicën edhe në të dy dhomat e Kongresit amerikan – Senati dhe Dhoma e Përfaqsuesve — mbeten nën kontrollin e Partisë Republikane, gjë që ia bën më të lehtë atij zbatimin e programeve dhe politikave që u ka premtuar votuesve amerikanë gjatë fushatës.  Në mendimin e shumë vërejtësve, fitorja e Trumpit është, siç e ka quajtur ai, një lëvizje, një revolucion i votuesve kundër elitës politike amerikane, një situatë politike e pa parë ç’prej kohës kur u zgjodh president Ronald Reagan, 36 vjetë më parë. Por çdo fitore ka edhe humbësin ose humbësit e vet. Natyrisht se humbësja kryesore është Hillary Clinton dhe Partia Demokrate e cila dështoi jo vetëm të siguronte presidencën por edhe dy dhomat e Kongresit, që mbeten gjithnjë nën kontrollin e Partisë Republikane. Por ka edhe humbës të tjerë në këtë mes, të cilët ishin krejtësisht të gabuar me parashikimet e tyre mbi kandidaturën dhe fitoren e Donald Trump – përfshirë këtu median, sondazhet, analistët dhe opinionistët, elitën politike, aleatët dhe përfaqsues të biznesit.  Askush nuk parashikoi fitoren e Donald Trump, përkundrazi të gjitha këto grupe dhe individë e paraqisnin si të pamundur një gjë të tillë megjithse sondazhet kanë treguar se 7 nga 10 amerikanë nuk ishin të kënaqur me mënyrën se po shkonin punët në Amerikë. Për më tepër ata mendojnë se Amerika është në rrugë të gabuar dhe kërkonin ndryshimin e status-quosë.

Natyrisht se megjithë fjalimin që mbajti mbrëmë Donald Trump dhe megjithë premtimet për bashkpunim me të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët e tij, mbetet për t’u parë që pas një fushate të ashpër politike, nëse ai do të mund të bashkojë vendin dhe të mbajë premtimet.  Donald Trump është në kuptimin e vërtetë të fjalës, njeriu që nuk është marrë me politikë – njeriu që gjithë jetën e tij është marrë me biznes dhe që ka vepruar jashtë politikës — i pari pra në historinë amerikane pa përvojë politike dhe ushtarake të mëparshme, që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.  Prandaj dyshimet rreth mënyrës se si do të veprojë ai në Shtëpinë e Bardhë, do të vazhdojnë nga skeptikët, mbrenda dhe jashtë vendit.

Por tani është koha për tu qetësuar. Fitorja e Donald Trump nuk do të sjellë fundin e botës, siç tha edhe Presidenti Obama.  Amerika do të vazhdojë të jetë Amerikë.  Kushtetuta amerikane garanton se asnjë person dhe asnjë institucion ose degë qeveritare ka monopol mbi pushtetin.  Dhe falë sistemit politik amerikan prej tri degësh qeveritare — të përpiluar nga baballarët e këtij kombi shekuj më parë — asnjë individ përfshirë edhe presidentin amerikan, nuk mund të bëhen diktatorë.  Presidenti kontrollohet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqsuesve dhe megjithëse janë nën kontrollin e republikanëve, siç ishim dëshmitarë edhe gjatë fushatës, as republikanët nuk janë të gatëshëm të ndjekin sy mbyllur politikën e Donald Trump-it.  Kështu vepron sistemi politik amerikan. Nuk është as një person, madje qoftë ai edhe presidenti, as një degë e vetme e qeverisë që i bën gjërat në kokë të vet.   Por mënyra se si vepron gjithashtu sistemi amerikan, historikisht, është një dëshmi se ata që sot janë të kënaqur me fituesin, do të zemërohen eventualisht kur të shohin se disa prej premtimeve të bëra gjatë fushatës nuk do të zbatohen dhe kështu fillojnë të balancohen edhe politikat.

Në këtë situatë të re politike amerikane, përsa u përket marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe botës shqiptare në përgjithsi, përfshirë diasporën do të kisha një këshillë: ne si shqiptaro-amerikan jemi anëtar të njërës ose tjetrës parti, demokratë ose republikanë apo të pavarur politikisht.  Si të tillë kemi të drejtën e votës dhe bazuar në ndërgjegjen tonë jam i bindur se kemi hedhur votën tonë për kandidatët ose kandidatet e partisë tonë të preferuar në nivel kombëtar, shtetëror ose vendor. Ky është një privilegj dhe nder i veçantë për të gjithë ne si individë që jetojmë në Shtetet e Bashkuara dhe si të tillë duhet ta trajtojmë.   Jo vetëm si komunitet shqiptaro-amerikan në terësi, por edhe si udhëheqës të shqiptarëve kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet tona në Ballkanin Perëndimor, nuk është një gjë e mençur për interesat kombëtare shqiptare dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithsi si komb shqiptar të tregohemi haptas për një kandidat, ose për një parti. Është me rëndësi, për të gjithë ata që u japin  rëndësi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, që kombi shqiptar të ruaj balancin e ndërtuar për shumë kohësh tani në marrëdhëniet e tij me dy partitë kryesore politike amerikane si dhe me përfaqsuesit e tyre qoftë në Shtëpinë e Bardhë dhe sidomos në Kongres. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, pa marrë parsyshë fituesit dhe humbësit në zgjedhjet amerikane – duhet të jenë dhe të kultivohen si marrëdhënie afatgjata të interesit të përbashkët, por më shumë në interesin e shqiptarëve, midis dy kombeve dhe jo si lidhje të përkohshme midis individëve dhe partive. Mos të luhet me këto marrëdhënie për interesa personale. Kombi shqiptar ka nevojë për Shtetet e Bashkuara!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …