Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: Drita që po depërton përtejn korrupsionit, shembulli i Rumanisë

Për dy javë tani në Rumani po vazhdojnë protestat kundër korrupcionit politik në atë vend të anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.  Ç’prej antarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2007, Brukseli i ka bërë thirrje vazhdimisht Bukureshtit zyrtar që të konsolidonte reformat demokratike dhe të luftonte korrupcionin qeveritar dhe politik, por siç duket jo me shumë sukses.  Megjithë temperaturat shumë të ulta të këtij dimri, këto protesta paqësore – të cilat në kulmin e tyre kishin një pjesëmarrje prej gjysëm milioni demonstruesish anti-qeveritarë — ishin më të mëdhat ç’prej shëmbjes së regjimit komunist dhe të ekzekutimit të diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu dhe bashkshortes së tij, në vitin 1989. Ndërkaq,  përveç kryeqytetit Bukuresht, protestat janë përhapur anë e mbanë vendit, përfshirë ndër të tjera, edhe qytetet Cluj, Sibiu dhe Timisoara.

Viktima e parë e këtyre protestave anti-korrupcion duket se ishte   Ministri i Drejtësisë, Florin Iordanche i cili dha dorëheqjen javën që kaloi — në një përpjekje për të qetësuar protestuesit rumunë të zemëruar me korrupcionin e qeverisë social-demokrate.   Protestuesit dolën në rrugë për të protestuar kundër një dekreti anti-korrupcion të qeverisë, i cili sipas protestuesve, në të vërtetë, ishte një përpjekje për të dobësuar ligjin anti-korrupcion dhe kodet penale kundër korrupcionit të vendit, në përgjithsi.

Ndërkaq, nën presion nga Brukseli dhe si përfundim i presioneve publike ndaj qeverisë për të luftuar korrupcionin, Rumania kishte emëruar më heret një prokuror të veçantë pranë Drejtorisë Kombëtare për Anti-korrupcion, i cili megjithë kufizimet në punën e tij, ka shënuar deri diku një sukses të dukshëm në hetimin e zyrtarëve të lartë, hetime të cilat thuhet se kanë përfunduar në arrestimin e disa prej “peshqve të mëdhej”, nën akuza për ushtrim të korrupcionit në detyrë.  Por duket se asnjë nga këto masa të ndërmarra deri tani nga qeveria rumune kundër korrrupcionit nuk i kanë kënaqur qytetarët rumunë, duke shkaktuar kështu që qindra mijëra prej tyre të dalin rrugëve të qyteteve kryesore rumune për të vazhduar protestat, për dy javë tani pa ndërprerje, — dhe jo vetëm kundër korrupcionit politik, megjithse zemërimi kryesor i tyre drejtohet kundër korrupcionit në radhët e të ashtuquajturit “establishmentit” politik.

Korrespondenti i Radios gjermane Deutsche Welle, Peter Janku, në një raport nga kryqyteti rumun i cilëson protestat e rumunëve si një simbol se, “Evropianët janë të vetdijshëm tanimë se njerëzit nuk duan të pranojnë gënjeshtrat dhe padrejtësitë, si ato të udhëheqësve siç janë Putini dhe Erdogani.”  Korrespondenti gjerman ka botuar gjithashtu një fotografi të protestave masive në Bukuresht, ku mijëra protestues natën mbanin të hapur dritën e telefonave të dorës, duke e cilësuar atë dukuri si, “Drita që po depërton tejpërtej korrupcionit.”  Ndërkaq, ndër pllakartat politike që mbanin në dorë protestuesit rumunë dalloheshin mbishkrimet: “Mos Vidhni!”, “Një Hajdut, Dy Hajdutë, Tre Hajdutë, Të Gjithë Hajdutë”, dhe “Poshtë Korrupcioni!”  Media të ndryshme raportojnë se, kërkesave të deritanishme anti-korrupcion të protestuesve — tani i është shtuar jo vetëm thirrja për dorëheqjen e qeverisë së qendrës së majtë të Kryeministrit Sorin Grindeanu por edhe kërkesa për një stil tjetër qeverisjeje, megjithse qeveria ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen.

Euro News njoftoi dje se numri i protestuesve rumunë nuk është aq i madh sa ishte në fillim të protestave, por sipas këtij enti lajmesh, ata nuk janë të kënaqur nga koncesionet e deritanishme të qeverisë dhe mbeten edhe më të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre.  Euronews citon një prej prtotestuesëve, i cili duket se përfaqëson mendimet e shumë bashkqytetarëve të tij, të ketë thënë se përveç se janë në shesh gjithnjë për të protestuar kundër korrupcionit zyrtar, është shprehur se “Ne jemi këtu sepse dëshirojmë të kemi një komb, të kemi një shtet më të mirë. Duam drejtësi. Duam që të drejtat tona të merren parasyshë dhe të resepektohen”, duke shtuar se, “Ne nuk jemi këtu në shesh për rritjen e pagave ose të pensioneve tona.  Ne gjëndemi këtu në mbështetje të një parimi, ne jemi këtu për një ideal, për një ideal që na bashkon dhe si të tillë jemi më të fortë”, u shpreh një protestues rumun për Euronews.   Ndërsa gazeta Nju Jork Tajms citon protestuesin Bogdan Bogdaniu, një ekspert i teknologjisë informative, i cili shpjegon për gazeten amerikane arsyen e tij të pjesëmarrjes në protestë.  “Unë kam ardhur të protestoj këtu, për t’u treguar atyre (pushtetarëve) se nuk mund të qeverisin në këtë mënyrë, ashtu si të duan vetë.  Nuk mund të na mashtrojnë më as nuk mund të na blejnë me para. Rumunët janë zgjuar dhe nuk mund të na mashtrojnë më”, u shpreh protestuesi rumun për gazetën amerikane.

Dihet se korrupcioni vazhdon të jetë një sëmundje e rëndë shoqërore në shumicën e vendeve ish-komuniste, diku më shumë e diku më pak.  Kështuqë, mbështetsit e luftës anti-korrupcion anë e mbanë Evropës, i shikojnë protestat e qindra mijëra rumunëve kundër korrupcionit qeveritar, si shumë inkurajuese dhe shpresëdhënse. I shikojnë si një zgjim i turmave të popullit që nuk durojnë më. Për këtë, rumunët meritojnë respektin e të gjithë atyre që janë lodhur tanimë, jo vetëm me korrupcionin por edhe me despotizmin dhe keq-qeverisjen e pushtetarëve, jo vetëm në Rumani, por edhe anë e mbanë Evropës ish-komuniste – përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Me lëvizjen e tyre popullore paqësore të këtyre dy javëve të fundit, rumunët janë gjithashtu shëmbull për të gjithë ata që seriozisht dëshirojnë të luftojnë korrupcionin në aparatin shtetëror duke treguar kështu vendosmërinë dhe vullnetin e masave të gjëra të popullit, në mbështetje të realizimit të premtimeve të dhëna e të bëra nga politikanët. Klasa politike kudoqoftë, nuk guxon të mendojë se edhe pasi të ketë fituar shumicën, ajo ka një  ‘Card Blanche’ për të qeverisur, se mund të sillet si të dojë, madje edhe në një mënyrë që e konsideron veten mbi ligjin dhe se ligjet nuk janë për ta. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin. Prandaj, lufta kundër korrupcionit — qoftë në Rumani, qoftë në Shqipëri ose në Kosovë dhe kudo tjetër — duhet të vazhdojë me protesta paqësore, sepse kjo është njëkohësisht edhe një luftë në mbrojtje të demokracisë së vërtetë dhe e të drejtave të barabarta para ligjit dhe drejtësisë, për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …