Prof.asoc.dr.Shkelqim Millaku

Prof. asoc. dr. Shkëlqim Millaku: Letër e hapur për mosnjohjen e diplomave të Universitetit

Të dashur studentë! Ju që diplomuat (letra e juaj “diplomat që” ) nuk njihën nga MAShT-i.

Pse vazhdimisht kam folur, por zëri im ishte i pafuqishëm për të ju mbështetur dhe zgjedhur problemin.

Arsyet!?  Këtë obligim ligjor do të duhej ta kishin kryer ata që drejtuan dhe drejtojnë institucionin.

Letrën po e shkruaj për dy arsye:

Si profesor i grupit të parë në Fakultet e Edukimit në Prizren.

Moralisht ka obligim për t’i sqaruar dhe mbështetur si një qytetar, por edhe për ta zgjedhur krizën në rrugën profesionale dhe ligjore.  Dëshmorët rrugëtuan gjatë për liri dhe lira duhet mbrojtur, ruajtur dhe gëzuar. Çdo vit kemi pranuar studentë, fëmijë të dëshmorëve, të cilëve ju kemi lehtësuar regjistrimin e tyre, por nuk i kemi  treguar dhe informuar për gjendjen ligjore të institucionit.

Të gjithë studentët padallim gjuhe,  race dhe gjinie do të duhej të ishin të lumtur në shkollimin e tyre. Pas diplomimit do të duhej garuar për t’i siguronim punë dhe njohje të pakontestueshme të diplomave. MAShT-i duhet ta gjen modelin për njohjen e diplomave të tyre, por paraprakisht edhe duhet t’i kërkon llogari nga ata që e krijuan këtë mosbesim dhe shqetësim.

Ky rast ka zbehur dhe do të ulë raportet me gjitha universitetet “kombëtare dhe ndërkombëtare”, prandaj kërkohet urgjentisht të ndërhyn shteti për ruajtjen e vlerave universitare.

Gjendja reale për mosnjohjen e diplomave të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit është kjo:

Ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja ka lëshuar një shkresë zyrtare, e cila (ekziston në MAShT dhe në UPZ) ka përmbajtje të tillë, lejon “transferimin” e programeve të Fakultetit të Edukimit të UP-së, nga Prishtina në atë të UPZ-së në Prizren. Ministria nuk akrediton.

Përgjegjësia juridike dhe morale është në:

Ish rektori i UPZ-së z.Mazllum Baraliun;

Ish u.d. rektori i UPZ-së z. Zahadin Shemsedinin;

Rektori i tanishëm i UPZ-së z. Ramë Vataj;

Koordinatori dhe dekani i Fakultetit të Edukimit në Prizren z. Ismet Temaj.

Këta janë përgjegjësit dhe nënshkruesit e diplomave!

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ra pre e kërkesave për regjistrim të studentëve, të cilat kërkesa kanë qenë të pamenduara drejt dhe pa bazë ligjore.

Inspektorati i MAShT-it duhet ndëshkuar për mos profesionalizëm e tyre.

Sot, z. Arsim Bajrami nuk është fajtor për lajthitjen që ju është bërë nga institucioni dhe drejtuesit e UPZ-së.

Këtu janë të dëmtuar rreth shtatë mijë studentë. Të gjitha gjeneratat dhe programet e vitit 2010 deri në vitin 2015 të Fakultetit të Edukimit nuk kishin dhe nuk kanë akreditim.  Kjo mund të vërtetohet në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Rruga për ta zgjidhur problemin: 1.Rektori dhe dekani aktual i UPZ-së, z. Vataj moralisht duhet të japin dorëheqje, sepse ka treguar përformancë të dobët, por edhe kanë dëmtuar reputacionin e vlerave prodhuese “të dijës” në shtetit e Kosovës, në këtë rast të Universitetit të Prizrenit.

Të gjithë rektorëve të UPZ-së duhet t’i kërkohet llogari ligjore.

MAShT-i publikisht duhet t’i kërkon falje UP-së, për një lëshim dhe problem ligjor të tillë, i cili është duke u faturuar në adresë të tyre, pra në  atë UP-së, i cili problem  nuk ka të bëjë asgjë më UP-në.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet të formon një komision në përbërje nga përfaqësuesit e universiteteve të UP-së dhe UPZ-së, të Agjencionit të Akreditimit dhe nga MASHT-i, të cilët do t’i verifikojnë të gjitha regjistrimet dhe diplomimet e viteve 2010 – 2015, pastaj të dalin me një raport dhe udhëzim administrativ të përbashkët për t’i njohur diplomat e Fakultetit të Edukimit në Prizren dhe “Prishtinë”.

Për këtë problem është diskutuar gjatë në Senatin e UPZ-së, por zëri im dhe i disa senatorëve ka qenë i qartë, kritik, shqetësues, por as rektorët, rektori apo dekani aktual nuk e kanë vlerësuar mendimin tonë, apo pasjen e programeve të paakredituara.

Këshilli drejtues i UPZ-së duhet të jetë më aktiv dhe duhet të vepron konkretisht në zgjedhjen e problemit në fjalë.

Sinqerisht e pranoj pjesën e gabimit tim, si ish mësimdhënës dhe qytetar  i Republikës së Kosovës, nëse nuk do të veprohet konkretisht për njohjen e diplomave të Fakultetit të Edukimit në Prizren, unë së shpejti do të jap dorëheqje morale si anëtar i Senati të UPZ-së.

Probleme dhe shqetësime të ngjashme apo më të thella kanë edhe fakultetet e tjera në UPZ dhe në veçanti Fakulteti i Filologjisë, i cili nuk ka Këshill të Fakultetit të zgjedhur dhe drejtohet nga një u.d dekan jolegjitim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufijtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u …