Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria”, organizojnë aktivitete në shënim të 78-vjetorit të lindjes së atdhetarit Ukshin Hoti. Aktivitetet organizohen më 17 qershor 2021, sipas kësaj agjende:
Aktivitetet:
E enjte, 17 qershor 2021
Ora 09:00 – Vizitë shtëpisë – muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe
Ora 10:00 – Promovimi i përmbledhjes me kumtesa e fjalime për Ukshin Hotin, përgatitur nga Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Kombëtare “Arbëria”.