Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: Dejona Mihali të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Dejona Mihali e Vetëvendosjes duhet të shpallet person non-grata. Ajo ngrit dyshime se Mihali po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend. “Saktë e dijnë që po bëjnë dëm me dorën e vet që po e ngrisin, kanë më u bind urdhrave të Dejona Mihalit, e cila nuk dihet as kush është as nga kush paguhet, as çka bën, as interesave të kujt i shërben dhe ata thotë Dejona ngrinte dorën, i keni pa në seancën e fundit për së fjeturi kanë votuar”, tha Musliu. “Mendoj që në një vend normal në rrethana normale, personi si Dejona Mihali e cila ngjallë urrejtje, propagandë, konflikt, duhet të shpallet person non-grata jo të avancohet e t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, kjo është e pakuptimtë dhe e papranueshme”, ka shtuar ajo. 21.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …