Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur zëvendës- kryeministrin, Driton Selmanaj, se kur do të shihet një veprim konkret për zbardhjen e vrasjeve, të ashtuquajtura politike, të pas luftës. Driton Selmanaj, nga LDK-ja, i është përgjigjur se, “politika nuk u jep përgjigja këtyre çështjeve, por është drejtësia ajo që e bën këtë. Atë çfarë duhet të bëjmë ne është që ne të ndërtojmë legjislacion dhe ambient të përshtatshëm për drejtësinë. Jo vetëm për veprimtarët e LDK-së, porse kushdo që është vrarë gjatë dhe pas luftës meriton drejtësi. “I ftoj të gjithë deputetët e LDK-së që bashkërisht të bëjmë presion, në aspektin pozitiv, që ju të bëni diçka në zbardhjen e këtyre rasteve. Sepse në fushatat e tjera do të ballafaqohemi prapë dhe pastaj besoj se keni një kartë të djegur”, ka thënë Musliu, e cila duket se ka harruar që PDK-ja me LDK-në kanë qenë dy herë në koalicion qeveritar dhe asnjëherë nuk e kanë hapur këtë çështje të ndjeshme, sidomos tani kur është në rritje fushata dhe zërat se UÇK-ja ka qenë “terroriste” dhe në kohën kur pritet të Gjykata Speciale kundër UÇK-së të shpërndajë aktakuzat e para.
Kontrolloni gjithashtu
Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike
Partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë nëpër ndërmarrjet publike …