Gjashtë autoblinda të prodhuara në Turqi bëhen pjesë e armatimit të FSK-së

Gjashtë autoblinda të prodhuara në Turqi bëhen pjesë e armatimit të FSK-së

Gjashtë autoblinda, të prodhuara në  Turqi, do të bëhen pjesë e makinerisë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Autoblindat e quajtura “Kobra” do të zbarkojnë më 15 dhjetor në Kosovë. Këto autoblinda do të kushtojnë 3 milionë e 795 mijë euro. Shuma e kontratës, të cilën e ka lidhur FSK-ja me operatorin e vetëm ekonomik, Poligonin e Shenjëtarisë “Katana” është 3 milionë e 900 mijë euro. Kompania “Katana”, e cila ka fituar këtë kontratë për të blerë autoblindat e FSK-së, do të blejë edhe 3 automjete të tjera taktike 4×4 të blinduara në vlerën prej 1.1 milion euro dhe të cilat, po ashtu, do të duhet t’i dorëzohen Forcës më 15 të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …