Brickos

Gjatë seancës së djeshme në Parlamentin Evropian, euro deputetët kundërshtuan emërimin e Aleksander Vulinit në krye të BIA-s, në Serbi

Gjatë seancës  së djeshme  në Parlamentin Evropian, euro deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kanë kërkuar që raporti të përfshijë shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, në Serbi,  Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij kundër Bashkimit Evropian dhe retorikën pro-Kremlinit. Vulin, në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim. Po ashtu, raporti shpreh shqetësim edhe për uljen e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE. Vlerësohet se ky është rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE dhe pro-ruse që është shpërndarë gjerësisht përmes medieve të kontrolluara nga Qeveria, si dhe nga zyrtarët e Qeverisë. Ky është dështimi i madh i palës zyrtare,  për t’u përballur me të kaluarën e Serbisë, thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …