Gjatë vizitës në Japoni, kryetari Thaçi është takuar me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki

Gjatë vizitës në Japoni, kryetari Thaçi është takuar me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Japoni, është takuar me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki , i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.  “Me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …