Gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në një konferencë ushtarake në Amerikë

Gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në një konferencë ushtarake në Amerikë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 01 e deri më 05 tetor 2016, zyrtarisht po merr pjesë në  konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në Washington D.C. Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga  gjeneral majori Thimoty Orr. Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij,   vizituan edhe  panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse. Konferenca pritet t’i përmbyllë punimet sot.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …