leoni

GJND-ja ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya, në Mianmar

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar vetëm të merren masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohinja në Mianmar, edhepse gjenocidi ka ndodh dhe po ndosh aktualisht. Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja, Aung San Suu Kyi, e cila ka fituar çmimin Nobel për paqe,  ka mohuar gjenocidin, duke shtuar se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Mijëra Rohinja janë vrarë dhe më shumë se 700 000 janë larguar në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017. Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakine dhe Suu Kyi e ka mbrojtur atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …