Aleksandar Vuçiq: Është arritur një zgjidhje kompromisi për krizën në kufi, policia e Kosovës tërhiqet më 2 tetor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja Gresa Caka – Nimani, po qëndron në vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetarja Caka – Nimani dhe homologia e saj shqiptare, Vitore Tusha, nënshkruan dje në një ceremoni solemne memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave përkatëse, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të dy gjykatave për një periudhë të re pesëvjeçare, në fushat me interes të ndërsjellë. Memorandumi i bashkëpunimit, ndër të tjera, parasheh zhvillimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh me qëllim të përvetësimit të praktikave më të mira evropiane të së drejtës kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, forcimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe përmirësimin e komunikimit me publikun.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …