Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Gjykata në Serbi ia ka vazhduar edhe për 30 ditë masën e paraburgimit shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj

Gjykata në Serbi ia ka vazhduar edhe për 30 ditë masën e paraburgimit kosovarit, Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga autoritetet serbe në janar të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj. Po ashtu Mehmetaj pritet që shumë shpejt të dal në seancë gjyqësore ku edhe do të vendoset për fatin e tij. Ndryshe, ai është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë është në paraburgim. Atë ditë, ai ishte nisur për Nish bashkë me nënën e tij për një vizitë mjekësore. Për tri orë me radhë, familjarët e Mehmetajt kishin pritur në Merdarë për të marrë informacione për ndalimin e Mehmetajt, por që të njëjtat nuk i kishin marrë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …