Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar për nesër mbajtjen e konferencës gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës

Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar për nesër  mbajtjen e konferencës gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës. Në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës është planifikuar yë mbahet  të martën, 13 shkurt, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e kësaj Gjykate antishqiptare. Më  8 shkurt gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Gyiju ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit për bashkimin e aktakuzave të konfirmuara në çështjen gjyqësore kundër, Ismet Bahtjarit e Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …