Ministri, Xhelal Sveçla

Gjykata Themelore do të lëshojë urdhër-arrest për ministrin, Xhelal Sveçla e të tjerët, të akuzuar për huliganizëm, në vitin 2013

Për shkak të mungesës së të akuzuarave: ministrit aktual,  Xhelal Sveçla, si dhe Dardan Molliqajt, Pajtim Havollit, Arsim Maqastenës  Agron Kabashit, Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit, Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e së mërkurës, ka vendosur që ndaj tyre të veçohet procedura, në rastin ku ata po akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e vitit 2013.  Gjykatësi Eroll Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë  urdhër-arrest ose sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërsa seanca ka vazhduar me tre te pandehurit tjerë të pranishëm në seancë, Egon Azemi, Pajtim Demaj dhe Afrim Hoxha, të cilët nuk janë pajtuar që të veçohet kjo procedurë, por gjykata duke u bazuar ne nenin 35 të Kodit të Procedurës Penale mori vendim dhe veçoi procedurën penale ndaj tyre. Seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej më 9 mars të këtij viti në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi. Në këtë rast të akuzuar ishin edhe Sami Avdiu, Besnik Qelaj dhe Bekim Shkodra, mirëpo gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj tyre. Ndaj Besnik Qelajt dhe Bekim Shkodrës ishte bërë edhe shpallja e aktgjykimit më 2 gusht 2022, duke u dënuar me 1 vit e gjysmë burgim me kusht për veprën penale “ Pjesmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …