Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Gjyqtarët e EULEX-it përzihen në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas shpalljes, ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi. Mirëpo një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, (gjyqtar që mbron interesin hegjemonist serb mbi Kosovën) thotë se Ligji për Trepçën është antikushtetues. “Pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për Trepçën ka hyrë në fuqi. Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to”, thuhet në njoftimin e DHPGJS-së. Më tej Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ka bërë të ditur se “Trepça” do të vazhdojë të përballet akoma me borxhin e saj. “Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj”, thuhet më tej në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …