Graboci: Hashim Thaçi kryetar deri në vitin 2022 (!)

Duke shprehur mllefin dhe zemërimin kundër opozitës, si dhe frikën se po i ikën nga duart pushteti,  Shefi PDK-së Adem Grabovci, i njohur për sharje e  fyerje të  bashkëluftëtarëve përmes telefonit,  është shprehur i bindur se zëvendës-kryeministri Hashim Thaçi, do ta marrë postin e kryetarit dhe do ta mbajë atë deri në vitin 2022. Ne e kemi marrëveshjen me partner të koalicionit dhe ai është stabil. Nuk është shumë me rëndësi se kur do të votohet, por ai do të zgjidhet. Grabovci është shprehur i bindur se Hashim Thaçi do të vazhdojnë të jetë kryetar jo vetëm deri në  vitin 2018  por deri në vitin 2022. Ky paragjykim naiv dhe prepotent sikur i shkon për shtati karakterit  këtij politikani mendjemadh e profan, i cili është fatkeqësia numër një e krejt asaj  katrahure që ka ndodhur dhe pritet të ndodh në PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …