Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka konstatuar se konkursi për 32 zyrtarë nga MPJD është i jashtëligjshëm

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka konstatuar se konkursi për 32 zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është i jashtëligjshëm. Drejtoresha e kësaj organizate, Arbëresha Loxha ka vlerësuar se në qoftë se edhe pas procesit të ristrukturimit nuk arrihet të plotësohen këto pozita, atëherë procesi i rekrutimit duhet të bëhet përkitazi me legjislacionin për zyrtarë publikë. Që do të thotë se përgjegjës për rekrutimin pasi që procesi i rekrutimit është i centralizuar përgjegjës është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, më konkretisht Departamenti për Menaxhimin e zyrtarëve publikë. “Nëse nuk bëhet rekrutimi në përputhshmëri me ligjin për zyrtarë publikë, atëherë është i jashtëligjshëm, dhe tani siç është shpallur, aktualisht sic është shpallur. i njëjti nuk është bërë sipas procedurës dhe rrjedhimisht konsiderohet i jashtëligjshëm” ka thënë në mes tjerash, drejtorja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …