Në hollin e Kuvendit komunal të Malishevës, është hapur ekspozita që ka të bëjë me vlerësimin preliminar të tokave në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo ekspozitë, është në kuadër të projektit, për vlerësimin e tokave dhe është mundësuar nga Ministria e Financave (MEF)- Departamenti i Tatimit në pronë, Qeveria Suedeze dhe komunat, përkatësisht njësia e Tatimit në pronë. I pranishëm në ekspozitë për vlerësimin e tokës ishte edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili inkurajoj qytetarët për interesimin e vlerësimit mbi tokën që posedojnë, pasi kjo lidhet direkt me obligimin për pagesat e tatimit në pronë, përkatësisht tatimin mbi tokën që posedojnë. Kjo ekspozitë mundëson edhe ofrimin e argumenteve për qytetarët, ku përmes fletës së komenteve, bashkërendojnë interesat reciproke të cilat ndihmojnë për realizim të projekteve në të ardhmen.
Ekspozitë do të mbete e hapur për një muaj, dhe do të njoftohen qytetarët, nga përfaqësuesit e departamentit të tatimit në pronë, të autorizuar nga Komuna e Malishevës.