Ramush Haradinaj

Haradinaj i falënderon SHBA-të të cilat i qëndruan afër Kosovës duke thelluar vazhdimisht miqësinë historike

Sot është dita ndërkombëtare e falënderimeve. Kësisoj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj zgjodhi që në këtë ditë, që është simbol i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka nga viti që po lëmë pas, të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj falënderoi Amerikën, që i qëndroi afër Kosovës duke thelluar vazhdimisht miqësinë historike. Haradinaj tha se ky vit ishte përplot me sfida, por duke shpresuar që vitin tjetër kjo ditë do të ketë më shumë arsye për të festuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …