leoni

Haradinaj: Nuk e kuptoj misionin e Baton Haxhiut për të na shpjeguar sa i mirë është ky, apo ai opsion

Haradinaj: Nuk e kuptoj misionin e Baton Haxhiut për të na shpjeguar sa i mirë është ky, apo ai opsion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka folur për darkën që liderët e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama patën para pak ditësh në shtëpinë e re të Hashim Thaçit. Nga mediat u përfol se Haradinaj ishte i vetmi në tryezë që nuk e pranon ndarjen e Kosovës, ndërsa Thaçi, Rama, Pacolli dhe Veseli e kishin ftuar për t’i imponuar pranimin e një marrëveshje të tillë.  Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dimë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh. E shoh Baton Haxhiun të involvuar në agjendë të tejskajshme. Për të na bindur për diçka që nuk është e nevojshme. Nuk e kuptoj misionin e zotit Haxhiu që është angazhuar të na shpjegojë sa i mirë është ky, apo ai opsion. Ai është gazetar ka deklaruar mes tjerash, kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …