Brickos

Humbësit e zgjedhjeve në Shqipëri, Sali Berisha e Ilir Meta nuk marrin besimin për qeverisje as në vendlindjet e tyre

Humbësit e zgjedhjeve në Shqipëri, Sali Berisha e Ilir Meta.  nuk marrin besimin për qeverisje as në vendlindjet e tyre. Të dy kanë humbur bazën elektorale nga njerëzit më të afërm, në Tropojë dhe në Skrapar.

Në vendlindjen e Sali Berishës,  në bashkinë e Tropojës ka triumfuar Partia Socialiste me Rexhë Byberin, i cili ka marrë 5 126 vota, ndërsa Besnik Dushaj i koalicionit, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4 876 vota.

Pasi humbi zgjedhjet më keq se asnjëherë më parë,  kryetari i koalicionit, “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha ka thënë se nuk do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të së dielës, duke pretenduar se partia kundërshtare ka bërë mashtrime me vota. Në të gjitha zgjedhjet paraprake, kur ka humbur, Sali Berisha ka bërë fajtorë kundërshtarët, duke arsyetuar premtimet megalomanenë fushatat zgjedhore. Fakti se është i shpallur “non grata”  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që të humb votat madje edhe në Shkodër dhe në Tropojë ku kishte dy bastionet e veta.

Sali Berisha dhe Ilir Meta tashmë kanë vdekur politikisht. Ata nuk do pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, të 14 majit 2023, me qëllim që sërish të mbajnë postet dhe sërish të premtojnë, të shajnë e të akuzojnë këdo që nuk është me ta, por edhe me qëllim të ruajtjes së atij pak imuniteti politik që u ka mbetur. Varrosja e tyre politike do të bëhet nga SPAK-u dhe Shqipëria të shpëtojë nga këta dy politikanë intrigantë, servilë, mashtrues, arrogantë, mujsharë e të korruptuar deri në maje të kokës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …