Ibish Neziri: Nuk mund të udhëhiqen bisedime me Serbinë nën kërcënimin e Gjykatës Speciale dhe frikës nga ajo

Ibish Neziri: A punon Brukseli vërtetë në një palë binarë?

Edhe një herë, dje, Brukseli e refuzoi kërkesën e Kosovës për lëvizje të lirë për shkak të „mospërmbushjes së kritereve të kërkuara“. Se kriteret nuk janë përmbushur, nuk ka asnjë dyshim. Korrupsioni lulëzon më gjithë forcën e vet i paprekur e i papenguar. Nuk di nëse ka ndonjë pore të jetës në Kosovë që është e paprekur nga korrupsioni dhe nuk di institucion të paprekur nga kjo dukuri ndër më të këqijat, por të merret mos ratifikimi i demarkacionit si arsyetim „ngase (nëse e kam kuptuar drejtë) nuk mund të përdorën dy parë binarë për liberalizimin e vizave“ është më shumë se absurde dhe e pamoralshme. Unë nuk mund të mos pyes për këtë rast se cili është morali i Brukselit? Ka këtu moral apo nuk ka?Për mendimin tim, ndonëse e di se pos miqve të mi, statuset e mia në FB nuk i lexojnë politikë bërësit e Kosovës e as të Parlamentit Evropian, sepse ata kanë punë tjera me të „“ se sa të humbin kohë me statuset e mia e të shumë tjerëve, këtu nuk ka moral. Krahasojeni rastin me Maqedoninë dhe raportet e saj me Greqinë. Ajo ende nuk është e njohur nga Greqia, madje Greqia, ndonëse jo në luftë të armatosur, është në konflikt të hapur me Maqedoninë për shkak të emrit dhe kufijve ndonëse kufijtë nuk përmenden në mënyrë eksplicite. Këto kushte nuk iu vunë as Malit të Zi, madje ai pos mundësisë që të lëvizë lirshëm e pa viza nëpër Evropë, u pranua edhe në NATO, pa i definuar ende me ratifikim liberal kufijtë me Kosovën dhe pa e zgjidhur ende çështjen e „pakicave“ sipas standardeve të BE-së. Në bazë të sa binarëve u vendos për Maqedoninë dhe Malin e Zi? Për të qenë skandali akoma më i madh dhe për ta nxjerrë pafytyrësinë e pa moralitetin e Brukselit mjafton shembulli i Serbisë. Pse nuk i kërkohet Serbisë nga KE-ja dhe BE-ja caktimi i visë së kufirit me Kosovën dhe ratifikimin e asaj vije? Pse nuk i kërkohet Serbisë heqja dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe shuarja e strukturave paralele, të cilat aq intensivisht veprojnë në Kosovë, jo vetëm në veri si dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura mu në Bruksel? Për sa binarë mund të flitet këtu? Janë përdorur dhe vazhdojnë të përdorën dy parë binarë apo jo? Faktet thonë se po, prandaj cili është morali i Evropës, cili është morali i i KE-së dhe i BE-së? Ka apo nuk ka moral këtu? Unë mendoj se nuk ka.

Po morali i politikë-bërësve dhe politikanëve të të gjitha niveleve në Kosovë, të cilët janë të gatshëm të lëshohen në të gjitha pazaret e kompromiset me të vetmin kusht që të mbeten në pushtet cili është?

Asnjëra palë nuk e ka me sinqeritet me Kosovën dhe qytetarët e saj. Evropës i duhen politikanë e udhëheqës vasalë, kurse politikanëve e udhëheqësve vasalë iu duhet pushteti, jo për Kosovën e qytetarët e saj, por për vete, gjë që po shihet çdo ditë. Unë qofsha i gabuar!

Sikur të isha i sigurt se mos ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi ka patur rol vendimtar për refuzimin e kërkesës për lëvizje të lirë, do të ndjehesha i lumtur dhe krenar për të gjithë ata që ndikuan që ratifikimi të mos ndodhë.

Brukseli le të ia vëjë kusht Serbisë përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën dhe ratifikimin e asaj vije. Atëherë unë do të besoja se Brukseli nuk i përdorë dy parë binarë.

 

Buchs, CH, 6 shtator 2016

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …