IKSHPK

IKSHPK: 227 raste të reja të evidentuara, 4 të vdekur dhe 615 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar edhe 227 raste të reja të ifektuar me virusin korona. “Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 10 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 227 raste pozitive. Po gjatë 24 orëve të fundit, 4 persona kanë vdekur dhe 615 të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91 mijë 427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 486.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …