Ilir Meta, kërkoi nga kryekuvendari boshnjak Ognjen Tadiq që Bosnja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi që pati me kryetarin e Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës boshnjak,  Ognjen Tadiq kërkoi që Qeveria e këyiju shteti ballkanik  të ndryshojë qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës.  Kjo kërkesë nga kryeparlamentari shqiptar është bërë gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, që po mbahen, në Tiranë. Në takimin që pati me Tadiqin, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik. Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnjë-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …