leoni

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shpëtim Heta ka nevojë për shërim, në Turqi, por i duhen 70.000 euro

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shpëtim Heta ka nevojë për shërim, në Turqi, por i duhen 70.000 euro

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e Shpëtim Hetës. Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje plumbash në kokë. Për shërimin e tij në Turqi duhen një shumë prej 70 mijë eurove. Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.

Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë për t’i ndihmuar, mund ta bëjnë në: Raiffeisen Bank – numri i llogarisë: 1501070000566263. Po ashtu, MoneyGram dhe WesternUnion në emër të nënës së tij, Fanë Heta. SMS në Vala në nr. 55049.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë atdhetari, Mursel Mujë Gashi

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë atdhetari dhe bashkëfshatari ynë i nderuar, …