Ish-ambasadori, William Walker, ka shprehur shqetësimet e tij për të ardhmen e Kosovës gjatë presidencës së Donald Trump-it

Ish-ambasadori i Misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka shprehur shqetësimet e tij për të ardhmen e Kosovës gjatë presidencës së Donald Trump-it, i cili më 20 janar 2025 dha betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për KALLXO.com gjatë vizitës së tij në “Reporting House,” Walker theksoi se shumë pak njerëz në administratat amerikane të 25 viteve të fundit i kanë kushtuar vëmendje të mjaftueshme Kosovës. “Jam i brengosur, thellësisht i brengosur. Shumë pak njerëz në Departamentin e Shtetit kanë treguar interes të veçantë për Kosovën, ndonëse ne si amerikanë duhet të jemi krenarë për mënyrën si ishim të përfshirë 25 vjet më parë,” tha Walker. Ai shtoi se ndjenja e sigurisë së kosovarëve, bazuar në pritshmërinë që Amerika do të ndërhyjë gjithmonë, nuk është e garantuar. “Një shqetësim që kam është se kosovarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, mendojnë se nëse diçka nuk shkon, Amerika do të hyjë dhe do ta zgjidhë situatën si në vitet ’90-ta. Kjo nuk do të ndodhë,” tha Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …