Shukri Buja

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja është dënuar sot dy vjet burgim për rastin e njohur si “Feronikeli”

Me dy vjet burgim është dënuar ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, dënim ky që do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi. Buja akuzohej për rastin e njohur si “Feronikeli”, bashkë me tetë persona të tjerë, për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi. Më 2018 ishte dënuar me tre vjet burgim, por rasti i ishte kthyer në rigjykim. Seanca gjyqësore finale ndaj tij ishte paraparë të mbahej më 9 shtator, por Buja ishte vetizoluar për shkak të simptomave të koronavirusit. Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar akuzat ndaj Bujës për pikat “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit”. Buja është obliguar po ashtu që brenda 15 ditësh t’ia kompensojë Komunës së Lipjanit rreth 79 mijë euro në formë kompensimi për dëmin që ia ka shkaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …