Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij, në Gjykatën Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale. Ai u arrestua javën e kaluar lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në operacion  u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu. Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu u deklaruan gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin.

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Zulfaj kërkon llogari nga BE-ja, për këngën nacionaliste serbe

Ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në mbrëmjen hapëse të Forumit të …