Iskra Tata (Thoma): "Udhëkryqi i një dashurie" novela elegante e Pajtim Xhelos

Iskra Tata (Thoma): “Udhëkryqi i një dashurie” novela elegante e Pajtim Xhelos

Ndodhia është reale. Mbase për disa nga lexuesit do duket si diçka e tejkaluar në kohë, por ja që edhe në ditët e sotme, kur brezat e rinj ne të vjetrit i paragjykojmë se e kanë zhvlerësuar ndjenjën hyjnore të dashurisë, ka akoma njerëz që e përjetojnë atë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe i përkushtohen me pastërti e çiltërsi, pa paramendim dhe pengesa zakonore apo mendësi dritëshkurtra të të kaluarës. Nuk është ngritur shkrimtari Pajtim Xhelo kundër “ tabuve” apo “ aksiomave” të ndryshimeve të moshës së partnerëve në dashuri…Thash që në fillim që ngjarja është reale dhe dy  personazhet e novelës, si djali që ishte 29 vjeç, edhe gruaja 58 vjeçe, nuk ranë pre e  paragjykimeve hipokrite, të paqenësishme, sipas të cilave një mardhënie e tillë, midis një gruaje të motuar dhe një djaloshi nuk duhej të ndodhte. Po ja që ndodhi dh zjarri që u ndez në dy shpirtrat e djaloshit dhe të gruas u ndez përjetësisht, pa çka se  fati nuk qe në anën  e dashurisë. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se dy njerëz që duhen marrëzisht, nuk e shijojnë rrugëtimin e gjatë të asaj dashurie.

Më duket se këtu ka diçka të vërtetë. Përse duhet të ikte në një aksident tragjik “ Vejusha me sy të gjelbër”,  që njohu  ndjenjën e vërtetë në moshën 58 vjeçe.  Ajo nuk bëri mëkat. Ishte jeta që qe treguar e padrejtë me të  , sepse nuk ia kish ofruar dashurinë që i përkiste në kohën e duhur. Sidoqoftë , fati  ndëshkoi  dy të pafajshëm.  Shkrimtari nuk i  paragjykon, përkundrazi. Edhe  lexuesi  duhet të jetë në anën e asaj dashurie hyjnore.

Sa i përket vlerësimit të novelës, duhet thënë që është shkruar në përputhje të plotë me fabulën. Shrimtari Pajtim Xhelo noton me një ngrohtësi dhe ëmbëlsi në shtratin e një niveli të lartë artistik e letrar, mes përshkrimesh fizike, shpirtërore e psikologjike, si njohës me përvojë i natyravenjerëzore. Nuk po futem në hollësi. Them pa e tepruar se novela arrin të të mbajë pezull, mbi ndjesi dhe përjetime reale dhe të përfytyruara dhe në fund, kur fjalët e autorit kanë mbaruar, të mbetet një dëshirë e ndezur dhe e parealizuar…Ti do doje që novela të vijonte akoma, të vijonte në pafundësi.

Po ç’gjë tjatër mund të shkruante Pajtim Xhelo???

Ai i ka thënë të gjitha.

Dhe vërtetë : Vejusha me sy të gjelbër mbetet si dyzimi i lexuesit për disa kohë.

Lexojeni dhe do më jepni të drejtë për gjithçka thash më sipër.

Me respekt dhe mirënjohje

Kontrolloni gjithashtu

Dy botime të reja nga shkrimtari Bedri Tahiri

Krijimtaria e pasur dhe e pandërprerë e shkrimtarit Bedri Tahiri është përforcuar së fundi me …