Isuf Kurtaj

Isuf Kurtaj: Vazhdoj t’iu them racë e poshtër Berat Buzhalës, Leonard Kërqukit dhe sojit të tyre, por kurrë shqiptarëve

Pasi lexova prej ditësh reagimet ndaj atij që shumë mendojnë ende se ishte shkrim, jam i bindur që shumëkush që është shfryrë tashmë, do të ketë qetësinë për të lexuar dhe njëherë…

Paragrafi që brenda pak minutash më ktheu në shqiptarin e Shqipërisë londineze, objekt sharjesh, kritikash, akuzash e më shumë se kaq, ishte dhe është një status në Facebook-un tim personal. Aty ku unë komentoj e debatoj dhe ndaj opinione me pjesën më të madhe të miqve dhe kolegëve të mi. Këta të fundit më njohin, prej vitesh, i dinë bindjet e mia dhe mbi të gjitha lexojnë atë që vërtet kam shkruar, si e kam shkruar pa tituj bombastikë e thekse të vendosura aty ku lind nevoja e “expresseve”, që ndoshta nisur nga emri shpejtojnë të bëjnë edhe gafa të përmasave të tilla. Sigurish që me dashje, se nuk dua të abuzoj me fjalën ‘gafë’.

E dua kombin tim, më shumë se disa të tjerë, por jo më pak se askush. Ashtu si dua origjinën time, vendin ku jam rritur dhe ku kthehem me dëshirë çdo herë. Unë jam nga Zhuri i Prizrenit. Pra, unë kam lindur shqiptar dhe jam rritur duke frymuar shqip. Identitetin e ri që po mundohet të ma imponojë politika e “prontove”, (e njëjtë në rezultat me atë që i ndante në Šiptari dhe Albanci) të cilën po e promovon media e Berat Buzhalës, por dhe të gjithë ata që kërkojnë të prezantojnë shqiptarin e Zhurit si kosovar ahtisaarin, dhe ata që duan me kaq dhunë të ndajnë njëherë e mirë Zhurin me Shqipërinë do t’i quaj “racë e poshtër”. Me të njëjtin emër do t’i quaj të gjithë ata që sajojnë lajme bombë ndaj një personi që punon kundër projektit të tyre, ku i vënë një titull, e njëqind prapashtesa, dhe me këtë të krijojnë një mostër, që nuk dashka as popullin e vet, një shqiptar Shqipërie që paska aq arrogancë sa të shajë shqiptarët e Shqipërisë verilindore nga vjen dhe vetë, një ‘kopil’ i cili me tre rreshta nëpërkëmb një popull të tërë. Por në të njëjtën kohë ky ‘londinezi’ i Shqipërisë është po aq naiv sa e bën me një postim, me pak fjalë, a thua se është i bindur se do e kuptojnë të gjithë.

Nëse kolegët e mi të “expressit” – redaksia në Tiranë, duan të dinë vërtet ç’mendoj unë, ç’dua të them, e si e them, janë të lirë të më kontaktojnë, nuk kanë pse të bien në nivelin e ‘grabitësve’ të statuseve, spiunllëqeve, monitorimeve apo presioneve. Ua them sa herë të doni gjerë e gjatë! E kuptoj që mund të jetë sakrificë, pasi do pak punë të bësh një lajm të mirëfilltë, të kontaktosh burimet, të konfirmosh faktet, aq më tepër në këtë rast. Interesi juaj ishte që të nxisnit polemikën mes shqiptarëve. T’i fusni në armiqësi. Ky është misioni juaj, plotësisht i dështuar.

Lexuesve…

Të manipuluarve pa faj, të medieve që për mision kanë ndarjen e kombit shqiptar, në shqiptarë dhe kosovarë, nuk dua t’ju zhgënjej kur të merrni vesh se në reagimin tim unë nuk do të kërkoj ndjesë për “mëkatin” që kam bërë në postimin tim privat, ku i kam quajtur racë të poshtër të gjithë ata njerëz që punojnë natë e ditë në mbajtjen gjallë të kauzës 700 vjeçare të “Kosovo Metohisë” (Kosovo do të thotë: Fushë me zogj). Projekti për të shndërruar tokën shqiptare, në një fushë zogjsh vazhdon. Une jam nga Prizreni i Dardanisë, dhe kështu dua me m’thirr. Kush do me qenë kosovar (zog fushe ose zog kurve i Metohisë) është i lirë të komentojë në faqet e bubuzhelave të expressave të UDB-së. Dhe për sa vazhdon kjo përpjekje titanike nga klasa politike e Prishtinës dhe Shqipërisë dhe një pjesë e madhe e mediave në dy qendrat më të mëdha shqiptare për të realizuar projektin 700 vjeçar të Kosovo Metohisë, unë nuk do të rresht së quajturi KËTA njerëz, racë e poshtër. Statusi i postuar nga unë, ishte përgjigje e komenteve të mëparshme që kisha bërë me disa kolegë gazetarë, dhe nga komentet poshtë statusit kuptohej kjo. Asnjëra prej mediave ‘copypaste’-iste nuk mori mundimin që të dinte përtej asaj që ishte shkruar, meqë e kishin të vështirë deshifrimin. A do të kërkoja falje nëse do të kisha ofenduar, po qoftë dhe indirekt popullin tim shqiptar të Rrafshit të Dukagjinit, të Drenicës, të Llapit, të Shalës së Bajgorës, të Anamoravës, të Kaçanikut, Lumës, Vrrinit?! Sigurisht që do ta bëja pas asnjë problem, nëse vërtetë gjatë këtyre pesë ditësh reflektimi do të bindesha se kam prekur ndonjë në kallo. Në statusin tim në facebook të keqpërdorur, jam marrë me të gjithë ata që i bëjnë fresk ndarjes së këtyre tokave shqiptare dhe sajojnë tituj sensacionalë për të polarizuar shqiptarët dhe për ta institucionalizuar ndarjen e kombit në shqiptarë dhe kosovarë. A jam penduar për atë që i kam thënë racë e poshtër atyre që nuk lënë gur pa lëvizur për të përçarë kombin tim?

Jo, aspak.

Do të vazhdoj t’i them racë e poshtër Berat Buzhalës, Leonard Kërqukit dhe sojit të tyre, por kurrë shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …