Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një nga themeluesit e NATO-s. Në një konferencë për media, ai ka folur kështu pas takimit që e pati me kryeministren e Italisë, Gjeorgia Meloni. Ai tha se Italia është duke ndihmuar në shtimin e stabilitetit edhe në Ballkanin Perëndimor, duke udhëhequr misionin e NATO-KFOR-it edhe për një mandat. Italia është një aleat i vendosur dhe i besueshëm. Ju po kontribuoni në shumë mënyra për sigurinë euroatlantike. Ju drejtoni grupin e ri të betejës të NATO-s në Bullgari. Ju vazhdoni të siguroni trupa për dislokimet e NATO-s, siç thatë, në Hungari dhe Letoni”. Avionët tuaj mbrojnë hapësirën ajrore të NATO-s dhe marina juaj i mban të hapura rrugët kryesore detare. Italia po udhëheq edhe një herë misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, duke ndihmuar në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte.
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën
Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
