Brickos

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nisma Socialdemokrate është shtëpia jonë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi fton të gjithë shqiptarët që jetojnë me vlerat e parimet e socialdemokracisë që t’i bashkohen Nismës me qëllim për jetësimin e vlerave që kanë  degraduar në antivlera. NISMA përfaqëson vlerat e Lirisë, të Drejtësisë, të Barazisë e të Solidaritetit mes njerëzve!

Nuk janë shkronjat që e përbejnë një “shtëpi” politike. Shkronjat ruajnë emra, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike. “Shtëpinë” politike e përbëjnë vlerat rreth se cilave mblidhen njerëzit dhe angazhohet fortë për t’i ruajtur, për t’ju dhënë formë e përmbajtje atyre dhe jetësimin e tyre. Ajo shtëpi është tëhujësuar shumë, kështu që përveç germave, nuk përfaqëson më asnjë nga vlerat e parimet fillestare të formimit. Ato vlera, vlerën e lirisë, të drejtësisë, të barazisë e te solidaritetit i kemi në shtëpinë tonë, në NISMA për Kosovën. Këtu i ftojmë të gjitha ata që jetojnë më vlerat e parimet e socialdemokracisë. I ftojmë në ketë shtëpi të gjithë ata qe u nisen për jetësimin e këtyre vlerave dhe degraduan në antivlera. Vlera që  “shtëpia” e shkronjave që na fton i ndërroi brenda nate! NISMA përfaqëson vlerat e Lirisë, të Drejtësisë, të Barazisë e të Solidaritetit mes njerëzve!

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …